Atentati me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjas, policia arreston 9 persona

470
Policia e Krujës ka ndaluar 9 persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim në lidhje me atentatin me eksploziv ndaj Edmond (Gentjan) Bejtjas, më 19 shtator 2016.
Sigal

Sipas prokurorisë së krujës mësohet se tek këta persona u arrit pas nje hetimi tre mujor pro aktiv.

Kujtojmë se 35-vjeçari Edmond Bejtja ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në momentin kur ka shpërthyer eksplozivi dhe ai mori për fat vetëm plagë të lehta.

Ai është dëshmitari i fundit që është gjallë si autor i dyshuar për vjedhjen e makinës që u përdor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ishte liruar para një viti nga gjykata ku ne një proces gjykimi akuzohej së bashku me Enver Stafukën për vjedhjen e makinës, e cila u përdor nga personat që ekzekutuan Dritan Lamajn.

 Emrat 

1.Edison Pula, i dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga nenet 78 e 22 -25, 278/2, 139/25 te kodit penal.

2. Oltjon Caca (i shpallur ne kerkim) dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78,22,25 dhe 278/2 , 283/2, 139/25 te kodit penal.

3. Edison Bami (i ndaluar), i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga nenet 78 , 22, 25 te Kodit Penal.

4. Arjan Ademi (i ndaluar), i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal

5. Fadjol Anamali, i ndaluar, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

6.Muharrem Sheta, i dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga nenet 139/25 dhe 283/2 te Kodit Penal.

7. Ilir Caca, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 139/25 te Kodit Penal.

8. Marklen Haka, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 139/25 te Kodit Penal.

9. Klaudio Ismailaja, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga nenet 139/25 dhe 283/2 te Kodit Penal.

10. Astrit Rryçi, i dyshuar per kryerjen e vepres penale, parashikuar nga neni 283/2 te Kodit Penal.