Atentati me armë, shpëtojnë dy djemtë e Kryekomunarit të Farkës

488
Sigal

Djemtë ktheheshin nga shkolla. Më 25 mars 2014, shtëpia e Fatbardh Plakut u godit me antitank.

Dy djemtë e Kryekomunarit të Farkës në Tiranë kanë shpëtuar mrekullisht nga një atentat me armë, realizuar pasditen e  djeshme nga dy persona të maskuar që ecnin me një motor. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e atentatorëve. Në harkun e një muaj, ky është atentati i dytë ndaj familjes Plaku. Më 25 mars të këtij viti, në orët e para të mëngjesit, banesa e tyre u godit me antitank, por përveç dëmeve, nuk pati viktima në njerëz.

ATENTATI
Rreth orës 15:30 minuta, ka qenë vetë kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku që njoftoi policinë për sulmin me armë ndaj makinës së familjes së tij. Sipas Plakut, ngjarja ku është sulmuar makina, ku udhëtonin dy djemtë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç, ka ndodhur mesditën e djeshme, përkatësisht rreth orës 15:00, në zonën e Farkës së Vogël, kur ata po ktheheshin në banesë nga shkolla. Ndërkaq burime zyrtare nga Policia e Tiranës e kanë konfirmuar ngjarjen e tentativës së vrasjes ndaj djemve të Fatbardh Plakut, por nuk ka konfirmuar faktin se, mjeti i tyre është qëlluar me armë. Dy persona me motor dhe me skafandra në kokë mësohet se kanë qëlluar makinën në ecje të djemve Kryekomunarit të Farkës  përballë derës së fshatit SOS. Dy djemtë e kryetarit të Fatbardh Plakut janë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç. Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar. Makina që drejtohej nga djali 19-vjeçar i kryetarit të komunës, mësohet se është qëlluar me një armë të llojit shotgan. F. Plaku, djali 19-vjeçar kishte përfunduar mësimin dhe me automjetin e tij kishte marrë në një shkollë private vëllain 11-vjeçar K. Plaku dhe ishte drejtuar për në banesë.
Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
HETIMET DHE FAMILJARËT

Pas atentatit, ka filluar hetimi për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të atentatit, që është i dyti ndaj familjes Plaku në pak orë. Njëkohësisht, kanë dhënë shpjegime dhe familjarët në funksion të zbardhjes së ngjarjes.  “Asnjë lloj debati me askënd s’kam pasur. Dy djemtë në makinë nga shkolla ‘Rreze Drite’ janë nisur për në shtëpi, treqind metra larg shkollës, para hyrjes së fshatit ‘SOS’ i vjen përballë një motor i lartë me dy veta me skafandër të zezë e qëllojnë me shotgan, ku një plumb godet mbi kofanon e makinës”,- pohuar Kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku. Ndërkohë, familjarët kanë nxjerrë para gazetarëve disa foto, ku pretendojnë se është qëlluar makina me armë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Deri në orët e vona të ditës së martë, policia nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë, lidhur me këtë ngjarje. Ndërkaq, në datën 25 mars 2014 persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me një armë kundërtank banesën e kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Mos shpërthimi i predhës së antitankut bëri që nga goditja të kishte vetëm dëmtime të lehta në banesë, pa cenuar asnjë nga familjarët që ndodheshin në shtëpi. Policia disa javë pas ngjarjes ka gjetur edhe antitankun, por ende nuk ka një autor