Atentat shqiptarit në Francë, qëllohet me plumb në kokë

525
Një shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Toulouse, në Francë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arena’, ndërsa i plagosur ka mbetur një shqiptar rreth 42 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raporton ladepeche.fr.
Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Ai është transportuar në spitalin Purpan, ndërsa sipas mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Plagosja e shqiptarit vjen 48 orë pas vrasjes së një 23-vjecari në lagjen ‘Bagatelle’ të Toulouse.
Sigal