Atentat në Tiranë, plumba shoferit të parkut të Ministrisë së Brendshme

422
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”. I plagosuri me armë zjarri, Viljon Cakollari është i moshës 37-vjeçare dhe me detyrë shofer te parku i Ministrisë së Brendshme. Ai është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit.
Dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat, pasi autori/autorët i kishin zënë pritë te hyrja e pallatit ku banon, duke e qëlluar me 3 plumba në bark dhe në kraharor. Nga burime spitalore mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka kaluar tashmë te Spitali i Traumës. Gjithashtu, mësohet se vëllai i 37-vjeçarit të plagosur, shtetasi Laurent Cakollari është i dënuar me 23 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në vitin 1998. Ai është ekstraduar në Shqipëri në vitin 2011 dhe aktualisht ndodhet në burg.
Sigal