Atentat në mes të Shkodrës, plagoset 30-vjeçari

518
Një atentat në qendër të Shkodrës ndaj një personi ka shkaktuar panik tek qytetarët mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, shënjestër e atentatorëve ka qenë shtetasi Dorian Shtjefni, 30 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij pranë Hotel Rozafës, ku dy automjete i kanë zënë rrugën dhe kanë lëshuar breshëri automatiku. Shtjefni ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë sot në mëngjes, policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar të ngjarjes si dhe shënjestrën e atentatit. Burime bëjnë me dije se të katërt personat ndodhen në spital të lënduar, pasi përveç të plagosurit, 3 autorët janë aksidentuar me makinën ë tyre në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Sigal