Atentat në mes të Bulqizës, policia fsheh ngjarjen

205

Ish deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar pak minuta më parë përmes një postimi në Facebook një tentativë për vrasje në hyrje të qytetit të Bulqizës.

Ish shefi i ushtrisë shqiptare akuzon policinë për fshehje të krimit dhe për mospërmbushje të detyrës ndaj qytetarëve, ndërsa bën publike emrat e personave të përfshirë në ngjarje.

Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:

Tronditet Bulqiza. Policia fsheh krimin.

Asnje reagim nga Qeveria e Krimit.

Siguria qytetare me e e pasigurte se kurre. Qytetaret ndjehen te pasigurte.

A e dini pse hesht Qeveria e Krimit?

Sepse Kryeministri kudo qe shkon neper Shqiperi, shoqerohet nga 500 police te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, qe i merr nga Tirana.

I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes.

Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen.

Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore.

Ja se cfare me shkruan qytetari nga Bulqiza.

Z.gjeneral nje ngjarje e  rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit.Personat e lartpermendur ja me rrekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!