Atentat në kryeqytet, ekzekutohet ish polici brenda në makinë

1410
Sigal

Një ish-polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonen e e Selites në Tiranë. Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur ish polici Arben Bilali.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ish-efektivit të policisë, Arben Bilialit, që mbeti i vrarë 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.