Atentat në Elbasan/ Plagoset Florenc Çapja dhe një punonjëse e policisë

211
Breshëri Kallashnikovi ndaj Florenc Çapjes dhe shokut të tij. Vazhdon seria e atentateve në Elbasan ndaj familjes Çapja. Kësaj rradhe të plagosur kanë mbetur edhe një shoku i tij, Bledar Muça dhe një punonjëse e policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Sipas burimeve, disa persona të armatosur kanë hapur zjarrë me kallashnikov dhe kanë plagosur një efektive të Policisë së Rendit dhe një person tjetër. Policja ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë. Ata janë dërguar menjëherë në spital. Gjithashtu, thuhet se autorët janë larguar me një automjet të zi në drejtim të paditur.