Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë, si iu shpëtuan mrekullisht plumbave. Njëri prej tyre biznesmen

407
Sigal

Një incident i rëndë ka ndodhur së fundi në Athinë, ku dy shqiptarë, ende të paidentifikuar iu kanë shpëtuar fatmirësisht plumbave që u qëlluan drejt makinës së tyre.

Plumbat ndaj tyre janë gjuajtur nga dy persona të tjerë në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Dy shqiptarët ishin në makinë, ndërkohë që autorët e sulmit ndaj tyre ishin duke udhëtuar në motor.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të plagosur, por vetëm panik tek kalimtarët dhe njerëzit e pranishëm,të cilët kanë njoftuar me urgjencë policinë.

Njëri nga shqiptarët që ndodhej në makinë, sipas medieve greke ishte pronari i një lokali në Liosia, shkruan Protothema.gr.

Derimë tani nuk ka asnjë person të ndaluar lidhur me ngjarjen, ndërsa Policia nuk ka zbuluar as emrin e shqiptarëve.