Atentat me eksploziv në Vlorë, makina shpërthen në ecje, plagoset 25-vjeçari (Foto)

505
Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në një atentat me eksploziv në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë.
Dyshohet për një bombë me telekomandë nga distanca. Mendohet se bëhet fjalë për një sasi rreth 300 gram eksplozivi, pasi automjeti është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë.
Makina ka targat AA 298 SL. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital për mjekim. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Policia ka rrethuar zonën për mbledhjen e provave. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një zonë me lëvizje të shumta.
Sigal