Atentat me armë zjarri në Tiranë

67
Një atentat me armë zjarri nga ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një shtetas është qëlluar nga dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, por nuk dihet ende identiteti i të plagosurit i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër”- thuhet ne njoftimin e policise.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.