Atentat me armë në Tiranë, qëllohet me armë i riu tek rruga e Dibrës

475
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një i ri është qëlluar me armë në zonën e rrugës së Dibrës.

Burime nga policia thanë se rreth orës 09:30 është marrë një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri 28-vjeçari me inicialet V. K.

Sipas të dhënave paraprake 28-vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Sigal