Atentat me 5 plumba shqiptarit në Greqi

773
Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Artemida në rajonin e Atikës. 36-vjeçari u qëllua me pesë plumba ditën e dielë më 4 Mars në një rrugicë pranë varrezave të qytetit.
Shqiptari është identifikuar sot, shkruajnë mediat greke, pasi ditën e vrasjes iu gjet një kartë identiteti e falsifikuar. Në dokumentin që iu gjet në rroba, ai kishte emër grek por me fotografinë e tij. Kjo foto e shqiptarit nuk korrenspondonte me emrin e shkruar aty, që në fakt i përkiste një shtetasi grek nga zona e Holargos.
Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.
Viktima u gjet fillimisht i plagosur rreth orës 17:00, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet e këtij krimi. Paraprakisht dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Sigal