Atentat mafioz biznesmenit të ndërtimit në qytetin e Vlorës

415
Sigal

I dyti atentat ndaj Arben Velikos. Policia nuk ka mundur të identifikojë autorët. Rritet pasiguria për jetën

Aktiviteti kriminal në vend ka fituar aq ‘pushtet’ kohët e fundit, sa atentatet me e pa viktima janë jo vetëm në rritje, por dhe mënyra e realizimit po shkon drejt formave mafioze e më të sofistikuara. Tashmë, objekt i krimit të sofistikuar janë bërë biznesmenët, ndërkohë që, ata (biznesmenët) dhe qytetarët e thjeshtë po tramautizohen nga fakti që jeta e tyre, nga dita në ditë, po bëhet më e pasigurt. Objekt i atentatit të radhës ishte biznesmeni Arben Veliko. Ajo që e bën më alarmant faktin se në atentatet e fundit, me apo pa viktima, policia pothuaj nuk ka gjetur autorët dhe organizatorët e këtyre atentateve.

ATENTATI NË VLORË

Një tjetër biznesmen në sektorin e ndërtimit është bërë objektiv i një atentati me armë zjarri në qytetin e Vlorës, ndërsa vetëm 4 vjet më parë i kishte shpëtuar sërish një atentati me eksploziv. Arben Veliko, 48 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar dy herë me plumba pistolete në afërsi të një pallati në zonën e “Ujit të ftohtë” në qytetin bregdetar. Veliko është qëlluar me një plumb në bark dhe një në këmbë, ndërsa sipas bluzave të bardha të spitalit të Vlorës raportohet se biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

BIZNESMENI

Mësohet se Veliko ka rrëfyer për uniformat e policisë në spital se nuk i ka njohur atentatorët. Biznesmeni Arben Veliko ka ndërtuar disa pallate në Vlorë, ndërsa është aksioner në tre kompani në “Albania&Greçe Beton”, “Pro Metal”, “Agri Sh.p.k”. Në vitin 2010 ndaj biznesmenit dhe të vëllait të tij Rolandit është realizuar një atentat me lëndë eksplozive të vendosur në automjet, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima.  Dje policia e Vlorës shoqëroi disa persona, por nuk ka bërë të ditur emrat e atentatorëve.

LAJMI I ORËS SË VONË

 Dy atentate me armë tronditin kryeqytetin

 TIRANË- Dy atentate me armë, njëri në kthesën e Kamzës dhe tjetri në Selitë, lagjja “Komuna e Parisit” kanë tronditur mbrëmë kryeqytetin shqiptar. Të dy atentatet, njëri prej të cilëve, siç mësohet, është shoqëruar dhe me shkëmbime të ndërsjella zjarri, kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën orë, përkatësisht rreth orës 22:30 të ditës së djeshme. Me gjithë përpjekjet e policisë, deri në mesnatë, nuk është dhënë ndonjë njoftim zyrtar për viktima dhe motivet e përplasjeve me armë. Në njërën nga këto përplasje, në atë të Selitës. Po sipas konfirmimeve të para, mësohet se objekt i ekzekutimit të ketë qenë një biznesmen kryeqytetas. Dy atentatet e mbrëmshme në kryeqytet, pasojnë atë të ndodhur në orët e mëngjesit në Vlorë, ku u plagos rëndë një biznesmen i qytetit bregdetar. Mësohet disa detaje rreth atentateve: “Në atentatin e ndodhur në Selitë, objekt ka qenë një biznesmen. Autori i atentatit është A.M., i cili pas goditjes me armë, është larguar në drejtim të pallatit me shigjeta me një motor të markës ‘Papaq’. Ndërsa atentati tjetër ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Është hapur zjarr nga dy makina ku ajo BMVv ngjyrë vishnje është dëmtuar nga plumbat, ndërsa makina tjetër ka qenë “Mercedes-Benx”. Në këtë rast dyshohet që pjesëtarë të konfliktit të armatosur të jenë anëtarë të dy familjeve në konflikt, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Policia ka marrë masa duke bllokuar rrugët”,- shtojnë burime për “Telegraf’