Atentat mafioz, 62-vjeçari vritet në sy të djalit

594
Sigal

GTNjë person është vrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në kodrat e liqenit të Tiranë. Burri 62-vjeç mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë në sallën e operacionit.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje që shkak të ketë konfliktet për pronësinë ose hakmarrje. Kanë qenë dy persona të maskuar që kanë qëlluar ndaj burrit, i cili ende nuk është identifikuar.

Vrasja dyshohet të jetë kryer nga dy persona të maskuar, të cilët më pas janë larguar në drejtim të Gjuhëve të Huaja. Policia ka ngritur disa postblloqe rreth zonës, ndërsa deri tani ka shoqëruar një person nën cilësinë e dëshmitarit.