Sigal

Një 17-vjeçare ka humbur jetën dhe një djalë ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, sonte në Laprakë, Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta Brisilda Gjikoli, 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Të njëjtat burime sqarojnë se vajza fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë në kohën kur ndodhi ngjarja.