Asnjë i lënduar nga “shpërthimi” në një pikë karburanti

420
Sigal

Gjatë mesditës së sotme është raportuar për një shpërthim të fuqishëm në një karburant në qytetin e Lezhës. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja. Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Ende nuk ka informacione për persona të lënduar. Lidhur me shpërthimin në një karburant në Lezhë, policia ka përcjellë detajet e para të ngjarjes. “Rreth orës 11:25, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në lagjen “Caraj” tek karburant “Kastrati”, një bombël gazi karburanti që shërben për furnizimin me gaz të makinave, ka filluar të nxjerrë gaz, por pa marrë flakë”, bën me dije policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku kane marrë masa për të larguar njerëzit dhe siguruar vendin deri në ardhjen e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë normalizimin e situatës. Të njëjtat burime shtojnë më tej se ka vetëm dëme ekonomike (humbja e gazit). Situata momentalisht është nën kontroll, lëvizja në aksin rrugor është e lirë si dhe po kryhen hetimet për këtë rast.