Asgjësohen 957 bimë narkotike kanabis në Mirditë

477
Në vijim të operacioneve antikanabis për parandalimin e kultivimit të bimëve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve të kultivuara, efektivat e Komisariatit Policisë, Mirditë kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Shëngjin,Mirditë, u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike pranë banesës së përbashkët të pabanuar të shtetasve, P.B,vjeç 75, banues në Milot, Kurbin dhe G.B, vjeç 47, banues në Fush-Milot, Kurbin.
Në këto dy parcela ishin të kultivuara 957 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve P.B dhe G.B, të dyshuar si autorë për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti të kultivimit të bimëve narkotike, kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, neni 284 të Kodit Penal.
Sigal