Asgjesohen 843 bimë kanabis në një pyll në Mirditë, 2 në pranga

481
Asgjesohen me 843 bimë kanabisi në Mirditë. Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Kushnen pas një hetimi një mujor.

Operacioni antidrogë i koduar “Agimi” çoi në pranga shtetasit Gentjan Cupi 21 vjeç dhe Fatmir Vila 32 vjeç, të dy banues në Kaçinar. Ndërkaq janë shpallur në kërkim F.M dhe A.D, për të cilët për arsye hetimi policia nuk jep të dhëna të tjera.

Sakaq, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryetarit të fshatit Kushnen, B.D. 47 vjeç për vepren penale “Moskallëzim krimi”.

Blutë bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë në një zonë pyjore të këtij fshati 843 bimë narkotike të dyshuara cannabis – sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sigal