Asgjesohen 768 rrënjë Kanabis në Tropojë, Gjirokastër e Tepelenë

507
Në vazhdën e operacioneve antikanabis të ndërmarra në të gjithë shqipërinë janë zbuluar dhe asgjësuar 768 rrënjë.
200 rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në Tepelenë, 420 rrëjnjë në Gjirokastër dhe 148 rrënjë në Tepelenë.
Tropojë, asgjesohen 200 rrënjë kanabis, arrestohet kultivuesi
Asgjesohen rreth 200 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 1 parcelë nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar mbi lagjen Grac, të fshatit Shoshan, se mund të kishte bimë narkotike të mbjella, ata kanë ushtruar një kontrollë në vijim të operacionit të koduar “Graci”.
Gjatë kontrollit në lagjen Grac, të fshatit Shoshan, në vendin e quajtur “Qypi i Gracit” kanë gjetur dhe asgjesuar rreth 200 rrënjë bimë narkotike te kultivuar në një parcelë, te hapur rishtas në një zonë te pyllëzuar . Bimët narkotike ishte në një lartësi deri në 160 cm.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ështe bërë arrestimi në flangrancë i shtetasit të dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike Elez Dega, 28 vjeç, banues në fshatin Grac, Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë në ngarkim të këtij shtetasi , për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “ .
Gjirokastër, asgjesohen 568 rrënjë kanabis
Asgjesohen 568 bimë narkotike e llojit cannabis sativa në qarkun e Gjirokastrës. 420 rrëjnjë janë asgjesuar në Gjirokastër dhe 148 rrënjë në Tepelenë.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë zbuluar dhe asgjësuar lëndën narkotike në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës” në faqe të malit Kamnik, në afërsi të fshatit Fushë -Bardhë, Gjirokastër.
Po ashtu edhe nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 148 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Kurtez” në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve 
Sigal