Asgjësohen 4974 bimë në Memaliaj, Krujë dhe Korçë

443
Policia ka vijuar me operacionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Plot 4974 bimë kanabisi janë asgjesuar gjatë kontrolleve të ushtruara në Memaliaj, Krujë dhe Korçë, ndërsa kanë rënë në pranga dhe 5 shtetas të dyshuar si kultivues të drogës.
Në Memaliaj, policia arrestoi Lavdërim Mahmutin 58 vjeç, banues në Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Vila” ,fshati Rabije, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5 parcela me 2240 bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.
Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë fishek. Gjithashtu në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike “, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetis dhe sportive”
Në Krujë u asgjesuan me anë të djegies 2720 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u gjet në fshatin Gramëz Krujë, në vendin e quajtur“Bregu i Lumit”.
Policia ndaloi shtetasit:
Viktor Caka 56 vjeç, banues në Gramëz, Krujë
Alban Caka 44 vjeç, banues në Laç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”dhe”Moskallëzimi i krimit”.
Në Korçë policia zbuloi dhe asgjëson me anë të djegies 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa arrestoi në flagrancë dy kushërinj si kultivuesit e tyre.Policia vuri në pranga Thoma Bregu 54 vjeç dhe Birah Bregu, 61 vjeç, të dy banues në fshatin Dishnicë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu, iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 123 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Në vijim të veprimeve proceduriale e kontrolleve, të kryera në lidhje me këtë rast, edhe shtetasit Birah Bregu iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal