Asgjësohen 367 rrënjë hashashi në Berat, arrestohen 5 persona

445
Sigal

Policia e qytetit të Beratit ka zbuluar dhe asgjësuar mëngjesin e sotëm 367 rrënjë kanabis sativa. Nga operacioni janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Allambres, Hajri Selamaj. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit F. Sh., 17 vjeç, Ramadan Zadeja, 65 vjeç, Behar Merkaj, 40 vjeç, dhe Elson Agalliu, 25 vjeç. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit Sh. Z., 60 vjeç, B. M., 24vjeç, dhe A. Sh., 45 vjeç. Sipas policisë, këta persona akuzohen për kultivim narkotikësh.