Asgjësohen 3500 rrënjë në Gjirokastër e Sarandë

482
Operacionet kundër kultivimit të kanabisit vijojnë ende në të gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë ditës së sotme në Gjirokastër janë zbuluar e po asgjësohen 3000 rrënjë. 2000 prej të cilave u zbuluan në malin Dhëmbel, ndërsa 1000 në fshatin Fushëbardhë. Bëhet e ditur se në aksionin në malin Dhëmbel forcat e policisë së Gjirokastrës mbështeten nga FNSH. Ndërkohë që në fshatin Shen Vasil të Sarandës janë zbuluar e asgjësuar 447 rrënjë kanabis. Policia thekson se krahas asgjësimi të kanabist, po punohet për identifikimin e arrestimin e kultivuesve të kanabisit.
Sigal