Asgjësohen 3394 rrënjë kanabis në Shkodër, në kërkim kultivuesit

426
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 3394 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjsimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht: Në fshatin Barcollë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 16 parcela me 1881 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në vendin e quajtur « Menaj », në fshatin Mnelë e Vogël, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 713 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në fshatin Gomsiqe e Poshtme, në Pukë, janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 800 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal