Asgjësohen 3100 rrënjë në Berat e Skrapar, në kërkim kultivuesit

439
Në vazhdën e operacionit të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Beratit ka bërë të mundur gjatë së shtunës zbulimin dhe asgjësimin e një sasie të konsiderueshme rrënjësh bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në Berat dhe Skrapar.
Nga operacionet antikanabis janë mundur të asgjësohen 1850 rrënjë hashashi në Berat, 600 prej të cilave në fshatin Kostren 2, për të cilat ka nisur edhe një procedim penal në gjendje të lirë për 6 shtetas të identifikuar me iniciale si më poshtë, për shkak se bima narkotike ishte mbjellë në pronën e tyre. Ndërkohë, në Skrapar janë zbuluar dhe asgjësuar 1250 rrënjë kanabis sativa, të lartësive nga 140 deri në 240 cm, të mbjella në pyllin e Karanxhës mes fshatrave Strorë dhe Orizaj. Lënda narkotike ishte mbjellë në dy parcela. Për rastin e dytë, forcat e Policisë së Skraparit janë duke vijuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët gjithashtu priten të hetohen për të njëjtën vepër penale.
Sigal