Asgjësohen 3 parcela me kanabis në Lezhë, sekuestrohen dy kallashnikov

448
Forcat e policisë së Lezhës kanë zhvilluar këtë të premte operacionin e radhës kundër kultivimit të kanabisit, duke asgjësuar tre parcela ku ishin mbjellë 140 bimë kanabis sativa. Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet se operacioni është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Malësisë së Madhe. Gjatë tij janë sekuestruar edhe dy armë zjarri të tipit kallashnikov dhe 90 fishekë, saktësojnë burimet policore lokale. Ndërkohë, një person i konsideruar përgjegjës për kultivimin e bimëve ka arritur t’u shpëtojë forcave të policisë, të cilat e kanë shpallur në kërkim.
Sigal