Asgjësohen 2700 rrënjë kanabis, nën hetim i moshuari

433
Rreth 2700 bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës. Ndërkohë, policia ka shapllur në kërkim dhe ka nisur ndjekjen penale për 3 personat e dyshuar si poseduesit e lëndës narkotike. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Lugina””, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka shpallur në kërkim vëllezërit me inicialet P. P., 38 vjeç dhe M. P., 28 vjeç. Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi K. P., 80 vjeç, banues në Shkodër. Bëhet e ditur se shërbimet kanë evidentuar 10 parcela të kultivuara me bimë narkotike, ku janë konstatuar vëllezërit, të cilët nuk i janë bindur thirrjes së policisë për ndalim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përbashkët të të atit, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: -Armë (pistoletë) model “85 AU10”, kalibër 8 mm, Nr. K-ITALIY , me krehër pa fishek; 
-20 copë fishekë arme;
– Një armë gjahu me nr. 9670, kalibër 12 mm, së bashku me leje nr. 3/165/14. Mësohet se materialet për veprime të mëtejshme i kaluan prokurorisë.
Sigal