Asgjesohen 2526 rrënjë kanabis ne kërkim kultivuesit

49
2526 rrënjë kanabis janë asgjesuar gjatë aksioneve të policisë ditën e djeshme në Mirditë, Krujë, Vlorë e Shkodër. Policia bën me dije se në të treja këto raste ka nisur hetimet për zbulimin e personave që kanë kultivuar lëndët narkotike. Gjithashtu në Fier policia ka arrestuar një 60-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për kultvimin e 1.300 kg kanabis.
Shkodër, Asgjesohen 879 rrënjë bimë narkotike. 
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
Në fshatin Vilë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 parcela me 470 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Në fshatin Benë, në Shkodër, në vëndin e quajtur “Guri Vizë”, janë gjetur dhe asgjesuar :9 parcela me 409 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Mirditë, asgjësohen 201 rrënjë bimë narkotike, kanabis
Me datën 14.08.2015, është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e fshatit Simon, komuna Kaçinar, Mirditë , ku u asgjësuan 201 rrënjë bimë narkotike Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm, në zonën e fshatit Simon, komuna Kaçinar, Mirditë ku u konstatuan 201 bimë Canabis Sattiva, me gjatësi 1-2 M, që u asgjesuan në vënd me anë të djegies. Bimët narkotike u gjetën 152 rrënjë në zonën Perroi i Lumthit dhe 49 rrënjë në zonën “Livadhi me Koleqe Nga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal.
Krujë, asgjesohen 572 rrënjë narkotike Cannabis Sattiva 
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve antikanabis për evidentimin dhe asgjesimin e kultivimit të bimëve narkotike,më datë 14.08.2015,kanë zhvilluar një tjetër operacion të koduar”Bubq 2015” dhe konkretisht: Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Mallkuç,Bubq,Krujë u konstatuan. 14 parcela me rreth 572 rrënjë bimë narkotike. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Vlorë, asgjesohen 874 rrënjë kanabisi
Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 5-parcela me 874-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, né fshatin Armen. Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur “Pérroi i Boreçit” që i pérket këtij fshati, mes njé zone té pyllézuar ku lartésia e kétyre biméve narkotike
me gjatësi nga 50 cm deri né 110 cm, té cilat u asgjésuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Fier, kapet i kërkuari për kultivimin e trafikimin e 1.300 kg kanabis
Besnik Siqeca, 60 vjec,banues në fshatin Kurjan të Fierit u ndalua nga policia pasi gjykata e rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr, 62-2014-4753, datë 28.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” dhe “Kultivimi narkotikeve”. Ngjarje kjo e ndodhur me 20.08.2014 ne fshatin Kurjan ku u gjeten dhe sekuestruan 1.300 kg Cannabis Sativa te cilen e kishte kultivuar ne nje Sere ne token e tij. Per kete ngjarje ne ate kohe eshte arrestuar dhe djali i Besnik Siqeces dhe 5 punetor qe mereshin me perpunimin e bimes narkotike.