Asgjësohen 2303 bimë kanabis në dy fshatra të Vlorës

392
Policia e Vlorës gjatë kontrollit në terren kundër kultivimit të narkotikëve, ka zbuluar dhe asgjësuar 21 parcela me 2303 bimë kanabisi, në dy fshatra.
Në fshatin Romës, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 16 parcela me 1328 rrënjë bimë narkotike, të cilat ishin të mbjella në vendin e quajtur “Arra e Evgjitit” dhe gjatësia e tyre varionte nga 80- 30 cm.
Në fshatin Sevaster, janë asgjësuar 5 parcela me 975 rrënjë bimë narkotike “Canabis”. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Pylli i Tulapit” dhe gjatësia e tyre arrinte nga 30–160 cm.
Sigal