Asgjesohen 230 bimë narkotike Kanabis në komunën Ishëm

432
Sigal

Në kuadër të operacionit anti-drogë e koduar “Lugina Kërtushaj” Komisariati i Policisë Shijak u asgjesuan 230 bimë narkotike.Nga kontrolli i ushtruar në komunën Ishëm u asgjesuan 230 bimë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit kanabis sativa me gjatësi 60-80 cm.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës material nga ana e Punonjësve të Policisë Shijak ,ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe kontrolli I zonës .