Asgjësohen 1903 rrënjë kanabis në Delvinë, në kërkim kultivuesit

468
Tre parcela me me 1903 rrënjë bimë narkotike Canabis u zbuluan nga policia në fshatin Vergo të Delvinës. Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në afërsi të malit Sopot në vendin e quajtur Pigallë”që i përket këtij fshati, mes një zone të pyllëzuar ku lartësia e këtyre bimëve narkotike varionte me gjatësi nga 120 cm deri në 180 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtyre kultivuesve.
Sigal