Asgjësohen 1834 bimë narkotike në Vlorë, Kuçovë e Skrapar

56
Policia e Vlorës ka asgjësuar 2 parcela të mbjella me 1319 rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike është gjetur në fshatin Kropisht në vendin e quajtur “Moçalet Janaj”. Në kërkim është shpallur kultivuesi i bimëve narktoike, Fatjon Koçiraj, 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ndërkaq, 515 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në Kuçovë dhe në Skrapar. Bimët janë gjetur në fshatin Frashër të Kuçovës, dhe Koprënckë të Skraparit. Ato ishin me një lartësi 130 m të lartë. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve.