Asgjësohen 1500 rrënjë kanabis, sekuestrohen dy armë në Krujë

396
Efektivat e Komisariatit të Policisë së Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht: Nga një kontroll i ushtruar në territorin e fshatrave Larushk dhe Zallë, Krujë u konstatuan: 12 parcela me rreth 1500 rrënjë bimë narkotike.
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Në momentin e konstatimit të bimëve narkotike Efektivat e Policisë kanë pikasur disa persona të paidentifikuar të cilët janë larguar me shpejtësi duke hedhur në ferra dy armë zjarri,të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pushkë model 56 kalibër 7.62 mm pa fishekë dhe
• një snajper model 56 kalibër 7.62 mm me një krehër me dy fishekë
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike “dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal