Asgjësohen 1316 rrënjë kanabis në Vlorë, në kërkim kultivuesit

431
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 9 parcela me 1316 rrënjë bimë narkotike të llojit “canabis-sattiva” në dy fshatra të Vlorës. Në fshatin Gjormë, në vendin e quajtur “Gropat e Lepurit”. Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 4 parcela me 834 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësia 30-130 cm. Në fshatin Gërnec, në vendin e quajtur “Përroi poshtë Hanit të Shanit”. Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 5-Parcela me 482-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi 80-170 cm. Polici pa punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Sigal