Asfiksimi i 60 nxënësve në Shupenzë, pezullohet për 3 ditë procesi mësimor

587
Pas asfiksimit të 60 nxënësve pak ditë më parë në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës nga tymrat që çliroi vënia në punë e sistemit ngrohës, mësimi nuk ka nisur dhe është shtyrë me 3 ditë.
Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar pezullimin e mësimit, pasi vijon testimi i kaldajave në shkollë.
Testimi i sistemit të ngrohjes me pelet, për pak sa nuk ka shkaktoi tragjedi në shkollën 9-vjeçare. Gjatë provës, ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit e 9-vjeçares.
Rreth 60 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën mjekësore.
Sigal