ARRSH, informacioni i fundit për qarkullimin nga Qafa e Qarrit, Qafë Thana, Qafa e Llogarasë…

1063
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacionin më të fundit për kalueshmërinë në akst rrugore kryesore të vendit.

Sipas ARRSH, në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta.

Në Qafë Thanë – Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit – Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë. Në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.