Arreston 6 persona në Lushnje, kanë kryer 18 vjedhje në 4 ditë

541
Blutë e Lushnjës kanë vënë në pranga 6 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë sepse në vetëm 4 ditë kanë kryer 19 vjedhje. 12 prej këtyre vjedhjeve mësohet se janë bërë në disa fshatra të rrethit të Lushnjës, e ndërsa 7 vjedhje të tjera janë kryer në Kavajë. Kështu, sajë operacionit të koduar “Surpriza”, policia arrestoi: Fatjon Balliu 23 vjeç;
Namik Rrethi 33 vjeç; Shkëlqim Sokoli 26 vjeç; Leonard Xhafa 38 vjeç; Kastriot Likja 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; si dhe Qerim Kasa 21 vjeç, të gjithë banues në Rrogozhinë. Ndërsa, në kërkim janë shpallur dy personat me iniciale T.P, 24 vjeç dhe A.Gj, 28 vjeç.
Rastet
Sipas policisë lokale, bëhet me dije se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur objekte të ndryshme tregtare si edhe banesa. Vjedhjet që ata kanë kryer raportohet se janë bërë gjatë datave 13, 14, 15 dhe 16 Shtator të këtij viti. 12 vjedhjet që 8 personat kanë kryer në rrethin e Lushnjës kanë qenë në disa dyqane, lokale e banesa në fshatrat Pluk, Karbunarë e Madhe, Dushk, Çerem-Shkumbin, Çerem-Proshkë, Zhamë-Sektorë, Tre-Urat. Ndërsa 7 të tjera kanë qenë në Kavajë.
Sekuestrimi
Pas vënies në pranga të këtyre personave, në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi 3 automjete, disa ora dore, parfume të markave të ndryshme, disa vegla pune, si edhe mjetet me të cilat këta persona kryenin vjedhjet. 
Sigal