Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, e fundos ajo çfarë iu gjet në banesë

480
Një punonjës i Zjarrfikëses në Pukë është arrestuar sot, pasi nga kontrolli në banesë iu gjetën municione. Polcia bën me dije se kishte mbledhur informacione në rrugë operative për të kontrolluar banesën e 48-vjeçarit M.Gj. punonjës në PMNZSH Pukë
Gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT.
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.
Sigal