Arrestohet – Vëllai plagos me thikë vëllanë në Durrës

457
Vëllai plagos me thikë vëllanë pas një konflikti familjar. Ngjarja është shënuar të dielën e 19 shkurtit 2017 në qytetin e Durrësit.

Emiljano Begeja, 25 vjeç plagosi në shpatull vëllanë e tij A. B 22 vjeç. Policia e Durrësit thotë se ka arritur të arrestojë 25 vjeçarin në flagrancë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”
Sigal