Arrestohet tregtari i drogës, shpërndante doza të vogla kanabisi në Fier

429
Policia e Fierit ka arrestuar një 18-vjerçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në prang aka rënë Enea H., banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Sipas bluve, i riu shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 6 fishekë model 56.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” .
Sigal