Arrestohet shqiptari në Itali, i dënuar dhe pa dokumenta

443
Sigal

Një shtetas shqiptar i dënuar për krime kundër trashëgimisë është vënë në prangat e policisë italiane, mbrëmjen e djeshme.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari, i cili rezultonte i parregullt në territorin italian ishte gati për të kryer një tjetër vjedhje me një bashkëpunëtor.

Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e Via per Cassano dhe është ende në hetim.

Gjatë arrestimit të shqiptarit, policia evidentoi  në një makinë edhe një shqiptar rreth të 40-tave që dyshohet të jetë shtylla e bashkatdhetarit, gati për të kryer ndonjë krim.