Arrestohet shqiptari në Britani, kapet me kartë identiteti false: S’më jepnin vizë

483
Një shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe për posedim karte identiteti të falsifikuar. Zamir Restelica, 26 vjeç, u shpall fajtor për dy karta identiteti. 26-vjeçari u dënua me 15 muaj burg për mbajtjen e një karte identiteti false me qëllim dhe tre muaj për mbajtjen e një tjetër dokumenti të falsifikuar. Në fund të dënimit, ndaj shqiptarit do të merret në konsideratë dhe dëbimi në Shqipëri.
Restelica, pa një adresë fikse në Britani, mbërriti në aeroportin “Stansted” më 20 tetor në një udhëtim nga Brno, Çeki. Para kontrollorit në aeroport, ai tregoi një kartë identiteti bullgare. “Kuptohej lehtësisht që ishte e falsifikuar, pasi ishte e cilësisë së dobët”, shprehet Denise Robinson.
Gjatë kontrollit në valixhen e tij iu gjet dhe një patentë britanike e falsifikuar si edhe pasaporta e tij shqiptare. Restelica u tha oficerëve se kishte paguar 2 mijë paund për kartën bullgare dhe se kishte nevojë për një dokument të BE-së sepse e kishte të vështirë të merret vizë nga Shqipëria.
Sigal