Arrestohet shqiptari “monstër” në Greqi: Abuzonte me të miturit e fisit dhe u jepte 4 euro

219

Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rodos të Greqisë pasditen e së dielës, nën akuzat e abuzimit seksual me të mitur në mënyrë të përsëritur. Ai shfrytëzonte lidhjet familjare me të miturit dhe shoqërinë që ata kishin me vajzën e tij, për t’i shfrytëzuar seksualisht.

55-vjeçari, identiteti i së cilit nuk bëhet ende i ditur, ka abuzuar në verën e vitit 2013 me një vajzë vetëm gjashtë vjeç si dhe me një djalë 13 vjeç në vitin 2008, i cili ishte edhe i afërmi i tij.

Ndërsa rast tjetër, është me një vajzë 14-vjeçare, e cila është abuzuar sistematikisht nga 55-vjeçari shqiptar, që prej vitin 2009. Madje, vajza ka pasur nevojë urgjente për t’u trajtuar nga psikologët.

Sakaq, një tjetër viktimë e abuzuar prej vitesh, është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për probleme me shëndetin. Ajo ka rrëfyer për policinë se sulmi nga shqiptari ka ndodhur 2-3 herë në javë dhe ai që i jepte 3-4 euro çdo herë duke i thënë se ajo që bënin ishte normale.