Arrestohet shqiptari me 101 kg kanabis, u kap 20 km nga Kakavija

524
Plot me drogë e kishte mbushur portbagazhin e mjetit, një i ri shqiptar që u arrestua në Greqi.

Makina e drejtuar nga 26 vjeçari u ndalua për kontroll në Kallpaki, rreth 20 km nga Kakavija.

Në sedilet e pasme dhe në portbagazh u gjetën 13 thasë plastmasi, brenda të cilave kishte 101,5 kg kanabis.

Policia thotë se mjeti u ndalua për kontroll, pasi kishte marrë sinjalizime që dyshohej për trafik droge.

Të arrestuarit pritet t’i komunikohet akuza nga prokuroria e Janinës, ndërkohë që departamenti antidrogë po në Janinë, vazhdon hetimet.
Sigal