Arrestohet shqiptari i njohur si ‘zotëria i kokainës’, shiste qindra doza në muaj

533
Një shqiptar, i cilësuar si “zotëria i kokainës” në zonën e Bergamos në Itali, është arrestuar nga karabinierët. Shqiptari 26-vjeçar, rezident në Romano, shiste qindra doza në muaj, sidomos në lokale dhe, sipas hetuesve, zotëronte një “fetë të mirë të tregut të drogës me pakicë”. Një dozë prej gjysmë grami kokainë kushtonte 40 euro.
Arrestimi u krye pas disa muaj hetimesh, ndërkohë që karabinierët kanë rindërtuar gjithë rrjetin e shpërndarjes së shqiptarit, i cili ishte i njohur për ta. Klientët, të gjithë italianë, kryesisht të rinj, ishin kryesisht rezidentë të zonës së Bassas. Gjykata e Bergamos ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për shqiptarin e arrestuar.
Shitja e drogës bëhej kryesisht në rrugë ose në brendësi të lokaleve, pasi shqiptari kontaktohej nga klientët. Ishin pothuajse gjithmonë të njëjtët blerës të besuar që kishin rënë dakord për dozën dhe çmimin. Doza kushtonte disa dhjetëra euro dhe kishte klientë që bënin edhe disa blerje brenda një dite.
Gjatë njërit nga takimeve, shqiptari u ndalua me plot me 26 doza koaine, gjysmë grami secila, me çmim rreth 40 euro. Ndonjëherë, kur nuk kishin mundësi të paguanin, klientët i linin celularin ose i linin çeqe peng.
Sigal