Arrestohet shqiptari grabitës, ishte kthyer në makthin e bizneseve të Romës. Vidhte 500-1.000 Euro

400
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi ishte bërë makthi i arkëtarëve të lokaleve dhe qendrave të tjera të shërbimit që rrinin hapur gjatë natës, në juglindje të Romës.
Sigal

I riu 27-vjeçar u vu në pranga nga policia nën akuzat për vjedhje dhe rrëmbim.

Ai mësohet se jetonte në Itali prej trembëdhjetë vitesh dhe sipas autoriteteve, kanë qenë ankesat dhe denoncimet e shumta për grabitje që kanë vënë policinë në gjurmët e shqiptarit, deri sa ai u vu në pranga.

Sipas mediave italiane, mënyra e të vepruarit të 27-vjeçarit ka qenë gjithmonë e njëjta: Ai shfaqet i veshur me një xhup dhe një kapuç që i fshihte fytyrën, ndërsa shumat që grabiste varionin gjithmonë nga 500 dhe 1,000 mijë euro.

Hetimi i agjentëve për shqiptarin, emri i të cilit nuk është bërë me dije, ka zgjatur një muaj. Ai dyshohet se është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera.