Arrestohet shoferi i autobusit Vorë-Tiranë, në gjendje të dehur

420
Sigal

TIRANE – Drejtuesi i autobusit të transportit publik të linjës Vorë-Tiranë u arrestua në flagrancë pasi drejtonte në gjendje të dehur.
 
Komisariati i Qarkullimit Rrugor të Tiranës gjatë planit të masave për kontrollin e drejtuesve të autobusëve të transportit publik në Tiranë për përdorimin e pijeve alkoolike. Gjatë kontrollit rezultoi se Arjan Bashi që drejtonte autobusin e linjës Vorë-Tiranë me targë AA 884 IM, ishte në gjendje të dehur në masën 0.56%.