Arrestohet shefi i Trafikut të Malësisë së Madhe, aksidentoi për vdekje motorçiklistin

678
Policia e Shkodrës arrestoi oficerin e Qarkullimit Rrugor të Malësisë së Madhe, Përparim papën, 48 vjeç.

Arrestimi ka ndodhur sot rreth orës 1:10 në segmentin rrugor Velipojë – Shkodër, në fshatin Mali i Kolajve, menjëherë pas një aksidenti me pasojë vdekjen të shkaktuar nga Papa.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘’OPEL’’, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papën, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip ‘Yamaha’ me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.
Sigal