Arrestohet pronarja e një firme ndërtimi dhe inxhinieri, ndërtuan pa leje pallatin 10-katësh

460
Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy shtetas, të cilat akuzohen për ndërtim të paligjshëm. Drejtoria e Policise së Qarkut Tirane, me anë të efektivëve të Komisariatit nr.2 ne bashkepunim me Seksionin per Korrupsionin vunë në pranga Nadire Qinami (Dano), 58 vjec, banuese ne Tirane, pronare e firmes se ndertimit “Brilant” Sh.p.k dhe Enea Kociasi, 34 vjec, banues ne Tirane, me detyre inxhinier prane kesaj firme ndertimi.
Arrestimi i ketyre shtetasve u be pasi nga verifikimi i dekumentacionit rezulton se kane ndertuar ne objektin me leje 5+2 edhe 3 kate te tjera shtese duke e ngritur objektin ne 10 kate”,- thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu, eshte vendosur sekuestro preventive e pallatit 10 katesh tek rruga “Frederik Shiroka”, pranë 21-shit në kryeqytet.
Materialet ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale ” Ndertim i paligjshem” dhe “Dhenie e ndihmes per ndertim te paligjshem “.
Sigal