Arrestohet pronari u i autobusit që u kap me 207 kg kanabis në port

428
Arrestohet pronari i autobusit që u kap një ditë më parë në portin e Durrësit ndërsa transportonte 207 kg kanabis drejt Italisë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga Eduart Singaj 38 vjeç.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në pjesën e rrotave të pasme të autobusit e ndarë në 180 pako. Blutë arrestuan në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit Jetmir Muçalijaj 43 vjeç.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
Sigal